Telegrafi

Bayerni ia del me shumë vështirësi ndaj Paderbornit

Foto: Bayern Munich FC/Twitter

Bayern Munich ka fituar me vështirësi ndaj Paderbornit në kuadër të javës së gjashtë në Bundesligë me rezultat 2-3.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Serge Gnabry në minutën e 15-të, pas asistimit që pranoi nga Philippe Coutinho.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, ndërsa në të dytën u realizuan edhe tre të tjerë.

Coutinho dhe Gnabry më pas i ndërruan vendet, për ta dyfishuar epërsinë e Bavarezëve në minutën e 55-të.

Vendasit e ngushtuan epërsinë e kampionit në fuqi me anë të Kai Proger (68’), nga një asistim i Mohamed Drager.

Por, Robert Lewandowski edhe në këtë xhiro arriti të shënojë gol, derisa atë e realizoi në minutën e 79-të nga një shërbim mjaftë i mirë i Niklas Sule.

Paderborn nuk u ndal me kaq, pasi sërish arriti ta ngushtonte epërsinë me anë të Jamili Collins (84’).

Pas javës së gjashtë, Bayerni gjendet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshmë do ta pret Hoffenheimin. /Telegrafi/