Site icon Telegrafi

Bayerni me fitore bindëse ndaj Union Berlinit – vazhdon dominimi i Harry Kane

Bayern Munich ka triumfuar 3-0 përballë Union Berlinit në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Harry Kane kaloi Bavarezët në epërsi me një gol nga penalltia.

Në minutën e 43-të, sulmuesi anglez asistoi te Kingsley Coman, për rezultatin 2-0.

Kane ishte sërish në listën e golashënuesve, kur realizoi për 3-0, ndërsa Coman ia ktheu asistin.

Ish-ylli i Tottenhamit po vazhdon me shkëlqimin e tij në Bundesliga, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Në anën tjetër, Bayern Munichu vazhdon si lider me 20 pikë, aq sa ka edhe RB Leipzig.

Në javën e dhjetë, ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany do të luajë kundër St.Paulin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version