Site icon Telegrafi

Bayerni fitoni pa shumë mund ndaj skuadrës amatore Duren

Bayern Munich e ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Në raundin e parë të Kupës gjermane, Bavarezët kanë triumfuar lehtësisht ndaj skuadrës amatore FC Duren me rezultat 3-0.

Serinë e golave në këtë takim për Bayernin e hapi sulmuesi i ardhur këtë verë Eric Maxim Choup-Moting në minutën e 24-të, pas asistimit nga Sarr.

Ndërkohë 12 minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Thomas Muller pasi shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë Choupo-Moting shënoi përsëri pas asistimit nga Sarr për rezultatin përfundimtar 3-0.

Për Bayernin në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori i talentuar nga Kosova, Leon Dajaku.

Ndërkohë trajneri Hansi Flick futi në fushë lojtarët që i transferoi së fundmi si Sarr, Choupo-Moting, Marc Roca e Douglas Costa. /Telegrafi/

Exit mobile version