Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi pas rikthimit të Bundesligas pas më shumë se dy muajve pas pezullimit shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh dhe raste të shumta të Bayernit, të cilët arritën të shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Mathias Jorgensen, i cili shënoi autgol për epërsinë 1-0 të Bayernit.
Benjamin Pavard (29’) arriti të dyfishojë epërsinë në 2-0, ndërsa Robert Lewandowski (43’) shënoi për 3-0.
This is fun 🍿
🔴⚪ #FCBF95 3-0 pic.twitter.com/OF4IR70yHK
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 30, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni që dominoi dhe arriti të shënojë edhe dy gola për të siguruar fitoren e radhës.
Lewandowski (50’) shënoi për 4-0, ndërsa goli i Alphonse Davies në minutën e 52-të doli të jetë goli i rezultatit përfundimtar 5-0.
That'll do. ⭐⭐⭐⭐⭐#FCBF95 #MiaSanMia pic.twitter.com/4xYfNYv5uE
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 30, 2020
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 67 pikë apo dhjetë më shumë se Borussia Dortmundi i dyti me një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Bayer Leverkuseni, ndërsa Fortuna Dusseldorfi e pret Hoffenheimin. /Telegrafi/
Pavard with VAR celebration📺https://t.co/180Z5zXdGZ
— VBET News (@VBETnews) May 30, 2020
https://twitter.com/RegistaGilmour/status/1266785426498560003
https://twitter.com/D9INE_ELITE/status/1266789632512946176
Alphonso Davies rouba a bola e faz seu gol.
FC Bayern 5×0 Fortuna Düsseldorf https://t.co/S5sqVEWqGL
— FC Bayern Brasileiro 11x🏆 (@FCBayernXtra) May 30, 2020