Telegrafi

Bayerni fiton si mysafir i Mainzit

Thiago Alcantara (Foto: Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu ka vazhduar me fitoren e dytë radhazi në Bundesliga, këtë herë fitoi ndaj Mainzit.

Kjo ishte një fitore e merituar për mysafirë pasi ishin dukshëm më të mirë.

Rastin e parë për gol e kishte Joashua Kimmich në minutën e 27-të, ndërsa goli i parë u shënua nga Leon Goretzka në minutën e 39-të.

Rezultati u barazua në pjesën e dytë nga vendasit, të cilët shënuan me anë të Jean Paul Boetius.

Por, nuk vonoi shumë dhe bavarezët rikthyen epërsinë me anë të Thiago Alcantaras.

Pas kësaj fitore Bayerni renditet i dyti me 19 pikë nga nëntë ndeshje, kurse Mainz në pozitën e 12-të me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është kundër Freiburgit, ndërsa Mainzi ndaj Werder Bremenit. /Telegrafi/