Site icon Telegrafi

Bayerni fiton me rikthim ndaj Hoffenheimit (Video)

Bayern Munichu e ka kryer detyrën e shtëpisë edhe në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesligas, pasi ka mposhtur Hoffenheimin me rezultat 5-2.

Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin gjerman duke shkuar bindshëm në krye të ligës pas fitores me rikthim ndaj Hoffenheimit.

Mysafirët e Hoffenheimit shënuan dy gola të shpejt duke befasuar Bayernin qysh në minutën e tretë të ndeshjes me anë të sulmuesit Mark Uth, i cili shënoi për 0-1.

Gnabry shënoi ndaj ish-skuadrës së tij

Për dy 0-2 u përkujdes lojtari i Bayernit, Serge Gnabry, i cili është në huazim tek Hoffenheimi.

Megjithatë, Bavarezët u rikthyen në lojë në minutën e 21-të me anë të Robert Lewandowskit, që shënoi për 1-2 dhe Jerome Boateng, i cili barazoi shifrat në 2-2 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Festa e Lewandowskit

Në pjesën e dytë, skuadra nga Allianz Arena arriti të shënoj edhe tre gola tjerë dhe të sigurojë fitoren në këtë ndeshje të luajtur në shtëpi.

Fillimisht ishte Kingsley Coman, i cili shënoi në minutën e 63-të për 3-2, për 4-2 shënoi Arturo Vidal në minutën e 66-të, ndërsa fitoren dhe rezultatin përfundimtar 5-2 e vulosi Sandro Wagner në minutën e 90-të.

Vidal ka rilindur me Heynckesin

Pas kësaj fitore, Bayerni udhëheq larg në krye të tabelës me 50 pikë dhe në ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim te Mainzi, ndërsa Hoffenheimi renditet në pozitën e nëntë me 27 pikë dhe luan ndaj Hertha Berlinit në udhëtim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version