Bayern Munich ka marrë fitoren e dytë këtë edicion në Bundesliga.
Gjiganti gjerman ka triumfuar përballë Hertha Berlinit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.
Vetëm pas gjashtë minutave lojë u zhbllokua ndeshja, kur Thomas Muller shënoi pas asistimit nga Alphonso Davies.
Ndërkohë në minutën e 35-të, Robert Lewandowski realizoi golin e parë personal në këtë ndeshje dhe të dytin për Bayernin.
Me epërsinë prej dy golave të vendasve, përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, Jamal Musiala realizoi gol pas asistimit të Muller për 3-0.
20 minutat e fundit të ndeshjes ishin të rezervuara për spektakël nga Robert Lewandowski.
Polaku në minutën e 70-të e ngriti epërsinë e Bayernit në 4-0 pas asistimit nga Leroy Sane.
E në minutën e 84-të të ndeshjes, Bayerni gjeti golin e pestë, ku shënoi Robert Lewandowski që kompletoi het-trickun.
3️⃣0️⃣0️⃣ FC BAYERN GOALS ⚽ pic.twitter.com/0wpKFi72PE
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 28, 2021
Me këtë fitore Bayerni barazohet me pikë me Bayer Leverkusenin dhe Freiburgun me nga shtatë pikë në krye.
Ndërkohë Hertha mbetet e fundit në tabelë pa asnjë pikë pas tri ndeshjeve. /Telegrafi/