Telegrafi

Bayerni fiton me rezultat bindës ndaj Hertha Berlinit

Bayern Munich e ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 18-të në Bundelsiga.

Edhe pjesa e parë përfundoi pa gola, në të dytën u shënuan plotë katër sosh.

Llogarinë e golave e hapi Thomas Muller në minutën e 60-të me një asistim të Ivan Perisin.

Më pas ishte Robert Lewandowski (73’) që shënoi nga penalltia, ndërsa dy minuta më vonë rezultatin e thelloi Thiago Alcantara me një asistim të Leon Goretzkas.

Sulmuesi kroat më pas ndryshoi rolin nga një asistues në golashënues, duke shënuar për 4-0 në minutën e 84-të me një asistim të Muller.

Bavarezët kishin shanse të mira që ta thellonin edhe më shumë rezultatin, por shpërdoruan disa shanse të mira.

Me këtë fitore në javën e 18-të, Bayerni është ngjitur në pozitën e dytë me 36 pikë, katër më pak se Rasenball Sport Leipzig që është lider.

Në xhiron e 19-të, kampioni në fuqi i ligës gjermane do të ketë punë me Schalken. /Telegrafi/