Telegrafi

Bayerni fiton me rezultat 23-0, shënon edhe Leon Dajaku

Bayern Munich ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore stërvitore me amatorët e FC Rottach-Egem, duke fituar me rezultat të thellë 23-0.

FC Bayern është duke vazhduar parapërgatitjet për sezonin e ri.

Me ekipin e parë po stërvitë edhe Leon Dajaku, i bashkuar së fundmi me klubin.

Djaloshi nga Kosova sot në këtë ndeshje startoi për skuadrën e Niko Kovac.

Ai madje e shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e shtatë. Para tij, një minutë më parë kishte shënuar Renato Sanches.

Dajaku luajti në këtë ndeshje për 46 minuta.

Bayern e mbylli ndeshjen me rezultat 23-0, ku Corentin Tolisso shëoi katër herë, ndërsa nga tre gola i shëuan Robert Leëandoëski e Thomas Müller. /Telegrafi/