Bayern Munich ka marrë fitoren e pestë radhazi në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Bavarezët kanë triumfuar në udhëtim te Hertha Berlin me rezultat minimal 0-1.
Ishte një ndeshje që u zhvillua në terren të rënduar me bore, por që Bayernit i mjaftoi një gol për t’i marrë tri pikët e radhës.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë pati rast të shënoj në minutën e 12-të, por Robert Lewandowski dështoi të shënoi nga pika e bardhë.
Megjtihatë rekordmenët gjerman realizuan nëntë minuta më vonë për 0-1.
Ishte sulmuesi francez Kingsley Coman që u shërbye nga Thomas Muller dhe realizoi për fitoren e Bayernit.
Përkundër përpjekjeve të vendasve për të barazuar rezultatin një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Bayern me këtë fitore vazhdon të kryesojë bindshëm në Bundesliga, pasi tani ka 48 pikë pas 20 xhirove, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt RB Leipzig.
Në anën tjetër Hertha mbetet në pozitë të rëndë, pasi zë vendin e 15-të në tabelë me 17 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Bayerni do ta luaj në Allianz Arena ku përballet me Armenia Bielefeld, ndërsa Hertha është mysafir i Stuttgartit. /Telegrafi/
Scoring in a winter wonderland… 🎶❄️
Kingsley Coman puts @FCBayernEN on the board first! 🚨 pic.twitter.com/ljR5Vs6Hwm
— Sportsnet (@Sportsnet) February 5, 2021