Telegrafi

Bayerni fiton lehtësisht ndaj Stuttgartit

Thomas Mueller (Foto: Getty Images)

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 0-3 ndaj Stuttgartit në xhiron e dytë.

Bavarezët ishin superior në fushën e blertë, ata nuk lejuan kundërshtarin as të gjuajë në portën e tyre.

Goli i parë në takim erdhi nga Leon Goretzka në minutën 37-të dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 62-të shënoi Robert Lewandowski, ndërsa Thomas Muller në minutën e 76-të.

Pas dy xhirove të parë Bayerni renditet në pozitën e parë me gjashtë pikë, kurse Stuttgarti në vendin e fundit me zero pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Niko Kovac është kundër Bayer Leverkusenit, kurse Stuttgarti luan ndaj Freiburgit.

Ndeshjen e parë sezonale Bayerni e fitoi ndaj Hoffenheim me rezultat 3-1. /Telegrafi/