Bayern Munich ka fituar lehtësisht ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 16-të nga Arturo Vidal pas një harkimi të bukur nga Rafinia.
Ndërsa në minutën e 31-të shënoi edhe Douglas Costa pas një topi të krosuar në zonë nga David Alaba dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë kishte raste nga të dy anët, por të dy skuadrat dështuan të ishin konkretet para portës kundërshtare.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 20 pikë, kurse Monchengladbach në të dhjetën me 11 pikë.
Ndeshja e ardhshme e bavarezëve është ndaj Augsburgut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SLa_lglSRPI