Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 3-1 në udhëtim te Mainzi në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë fitoren e radhës në Bundesliga, fitore e cila i ka ngritur në pozitën e parë në kampionat.
Pjesa e parë e takimin u vlerësua me lojë shumë të hapur nga të dyja skuadrat, ku u shënuan katër golat, por ishin mysafirët që dominuan.
Goli i parë i takimit erdhi pas vetëm tetë minutave lojë dhe ishte i përhershmi Robert Lewandowski, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Benjamin Pavard.
Lewy header and we're ahead! 🔥#M05FCB 0-1 (8') pic.twitter.com/nab7Cz8Uzy
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 1, 2020
Pas golit të polakut, Bayerni arriti të shënojë edhe dy herë, ku fillimisht ishte Thomas Muller (14’) për 0-2, ndërsa Thiago Alcantara (26’) për 0-3.
Vendasit golin e vetëm e shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Jerry St. Juste, i cili ngushtoi rezultatin në 1-3.
A fine first-half performance in Mainz 👏#MiaSanMia #M05FCB pic.twitter.com/k7pJyjBZ8C
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 1, 2020
Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të dominojë dhe menaxhoj ndeshjen, por gola tjerë nuk pati dhe takimi përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Pas kësaj fitore, Bavarezët kanë 42 pikë në vendin e parë, ndërsa Mainzi renditet në vendin e 15-të me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bayerni e pret RB Leipzigun, ndërsa Mainzi udhëton te Hertha Berlini. /Telegrafi/