Bayern Munichu ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 përballjen me Hannoverin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.
Bavarezët i janë kthyer fitores pas barazimit ndaj Nurnbergut, pasi në shtëpi kanë mposhtur me lehtësi Hannoverin.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Leon Goretzka (40′) dyfishoi epërsinë.
🔥🔥 #FCBH96 pic.twitter.com/3fLecK5abs
— FC Bayern München (@FCBayern) May 4, 2019
Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të kthehen në lojë duke shënuar në minutën e 51-të me anë të Jonathas nga penalltia për 2-1.
Megjithatë, katër minuta më vonë golashënuesi i mysafirëve u ndëshkua me të kuq dhe gjithçka u bë më e lehtë për Bayernin që shënoi edhe në minutën e 84-të me anë të Franck Ribery për 3-1 dhe vulosën fitoren.
Ohhhhhhh @FranckRibery!!!!!!!!!!!!! Toooooooooooooooor zum 3:1!!! #FCBH96 pic.twitter.com/ov05LYmD2A
— FC Bayern München (@FCBayern) May 4, 2019
Pas kësaj fitore, Bayerni ka 74 pikë në vendin e parë apo pesë më shumë se Dortmundi në vendin e dytë me një ndeshje më pak, ndërsa Hannoveri gjendet i fundit me vetëm 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te RB Leipzig, ndërsa Hannoveri e pret në shtëpi Freiburgun. /Telegrafi/