Bayern Munich ka marrë edhe fitoren e dytë në Bundesliga, teksa ka mposhtur Augsburgun me rezultat 3-1.
Bayerni e nisi duke dominuar ndeshjen, teksa për të parë golin e parë në këtë duel u desh të pritej minuta e 32-të.
Leroy Sane u fut bukur në zonë dhe goditi, teksa nga topi i kthyer Uduokhai e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij duke i dhënë epërsinë bavarezëve 1-0.
Ein Eigentor bringt uns in Führung!!! 🙌
♦️ #FCBFCA | 1-0 | 33' ♦️ pic.twitter.com/AdrZI76V7v
— FC Bayern München (@FCBayern) August 27, 2023
Vetëm tetë minuta më vonë bavarezët ngritën epërsinë në 2-0, kur Harrye Kane realizoi nga penalltia.
EISKALT! 🧊
♦️ #FCBFCA | 2-0 | 42' ♦️ pic.twitter.com/C8r6SUOMeG
— FC Bayern München (@FCBayern) August 27, 2023
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa kur kaluan 69 minuta lojë shënuan edhe golin e tretë.
Një asistim fantastik nga Alhonso Davies bëri që Harry Kane ta dërgonte topin në rrjetë për 3-0.
💪 @HKane
♦️ #FCBFCA | 3-0 | 75' ♦️ pic.twitter.com/nxDml5ydY0
— FC Bayern München (@FCBayern) August 27, 2023
Krejt çfarë bën mysafirët ishte një gol i nderit në fund të ndeshjes me autor Bejlon.
Bavarezët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të tabelës me gjashtë pikë, derisa Augsburgu ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/