Bayern Munichu e ka mposhtur Borussia Dortmundin në Signula Iduna Park (3-2), në ndeshjen e javës së 14-të në Bundesliga.
Vetëm pas pesë minutash lojë, skuadra vendase e zhbllokoi rezultatin me golin e Julian Brandt.
Mirëpo, reagimi i bavarezëve ishte i shpejtë dhe Robert Lewandowski i barazoi shifrat (9’).
Lewy buries it! 🎯
🔴⚪ #BVBFCB 2-3 (77') pic.twitter.com/KrGmQhnOSh
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 4, 2021
Para se skuadrat të shkonin në pushim, Kingsley Coman shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Me të filluar pjesa e dytë, Erling Haaland i solli sërish shifrat në nivel me golin e dytë të vendasve.
KIIIIINNGGGG 😍
Just what we needed! 👊
🔴⚪ #BVBFCB 1-2 (44') pic.twitter.com/10poMXe8VL
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 4, 2021
Në minutën e 77-të u akordua penallti për ekipin vizitor, ndërsa Lewandowski ishte i saktë nga pika e bardhë.
Bayern Munichu mbetet lider i Bundesligas me katër pikë më shumë se Borussia Dortmundi që ndodhet në vend të dytë. /Telegrafi/