Telegrafi

Bayerni fiton garën e ashpër me Dortmundin, shpallet kampion në Bundesliga

Foto: FC Bayern English/Twitter

Bayern Munich ka fituar në shtëpi me rezultat 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit në Bundesliga dhe është shpallur kampion për këtë sezon.

Bavarezët kanë arritur të fitojnë garën e ashpër me Borussia Dortmundit dhe në fund të shpallen kampion në Bundesliga.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Eintrachtit krijoi pak frikë tëk Bavarezët pasi përfundoi me rezultat minimal falë një goli të Kingsley Koman në minutën e katërt.

Në pjesën e dytë ekipi i Niko Kovacit tregoi forcën e tyre duke shënuar plot katër herë edhe pse mysafirët shënuan vetëm të parët në këtë pjesë.

Mysafirët shënuan në minutën e 50-të me anë të Sebastien Haller, i cili shënoi për 1-1.

Bayerni arriti të kthehet në lojë me dy gola të shpejt, pasi në minutën e 53-të ishte David Alaba që shënoi për 2-1, ndërsa Renato Sanches (58′) për 3-1.

Në vazhdim, Kovac inkuadroi në lojë dy legjendat e klubit, Franck Ribery dhe Arjen Robenn, të cilët shënuan të dy gola me francezin që gjeti rrjetën në minutën e 72-të me 4-1 dhe holandezi që vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Bayerni fiton titullin në Bundesliga me 81 pikë apo dy më shumë se Dortmundi i vendit të dytë, të cilët fituan 0-2 në udhëtim te Borussia Monchengladbach.

Ky ishte titulli i shtatë radhazi dhe i 29-ti i Bayernit në histori të Bundesligas. /Telegrafi/