Site icon Telegrafi

Bayerni fitoi titullin, por Leverkusen ‘vodhi’ spektaklin me urimin e tyre

Bayern Munichu e fitoi mbrëmë titullin e 30-të në histori dhe të tetin me radhë në Bundesliga, pas fitores 1-0 ndaj Werder Bremenit.

Golin e vetëm në atë takim e realizoi Robert Lewandowski në minutën e 34-të me një asistim të Jerome Boateng.

Bavarezët arritën që edhe për herë të tetë me radhë të fitojnë titullin e ligës, mirëpo që Bayer Leverkusen ‘vodhi’ spektalin me urimin e tyre.

Rivali i Bayern Munichut në Bundesliga publikoi një video në llogarinë e tyre në Twitter, duke filluar shkrimin me një urim, mirëpo në shaka për shkak të rivalitetit ata e shlyen dhe në fund nuk postuan urim.

Natyrisht se kjo video e tyre mori shumë reagime në rrjetet sociale, shkaku që ishte një ide shumë e bukur dhe në të njëjtën kohë me sens tejet të mirë humori. /Telegrafi/

Exit mobile version