Telegrafi

Bayerni favorit për shërbimet e Contes

Antonio Conte (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu është klubi favorit për ta angazhuar Antonio Conten në postin e trajnerit – bën të ditur Corriere dello Sport.

Strategu italian është pa punë prej se u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt punës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antonio Conte

Në ndërkohë, bavarezët nuk janë të kënaqur me shërbimet e trajnerit aktual, Niko Kovac.

Antonio Conte (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kroati ka dështuar që t’i arrijë pritshmëritë e klubit në sezonin e tij të parë si trajner i kampionit gjerman, prandaj pritet zëvendësimi i tij gjatë verës.

Para se të merrte drejtimin e Chelseat, Conte pati një periudhë suksesi me Juventusin, si edhe e drejtoi përfaqësuesen e Italisë. /Telegrafi/