Bayern Munichu është klubi favorit për ta angazhuar Antonio Conten në postin e trajnerit – bën të ditur Corriere dello Sport.
Strategu italian është pa punë prej se u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt punës.
Në ndërkohë, bavarezët nuk janë të kënaqur me shërbimet e trajnerit aktual, Niko Kovac.
Kroati ka dështuar që t’i arrijë pritshmëritë e klubit në sezonin e tij të parë si trajner i kampionit gjerman, prandaj pritet zëvendësimi i tij gjatë verës.
Para se të merrte drejtimin e Chelseat, Conte pati një periudhë suksesi me Juventusin, si edhe e drejtoi përfaqësuesen e Italisë. /Telegrafi/