Telegrafi

Bayerni favorit i pakontestueshëm ndaj Plzenit – formacionet bazë

Bayern Munichu është mysafir i Viktoria Plzenit në Doosan Arena Plzen për ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët i kanë fituar të tria takimet e para (nëntë pikë) dhe kanë të njëjtin synim edhe në sfidën e radhës. Derisa skuadra çeke i ka humbur të tria përballjet.

Trajnerët Michal Bilek dhe Julian Nagelsmann kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që luajnë nga fillimi në këtë takim.


Formacioni startues i Viktoria Plzenit: Stanek; Havel, Tijani, Hejda, Jemelka; Kalvach, Bucha; Kopic, Vlkanova, Mosquera; Chory.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Mazraoui, Pavard, Upamecano, Stanisic; Kimmich, Goretzka; Coman, Muller, Sane; Sadio Mane.


Barcelona (tri pikë) dhe Interi (gjashtë) pikë përballen në sfidën tjetër të Grupit C në Camp Nou. /Telegrafi/