Bayern Munich është i gatshëm të ndahet këtë verë me sulmuesin e tyre kryesorë, Robert Lewandowski.
Raportet e mëparshme të mediave sugjeronin se Bayerezët ishin kundër ndonjë shitje të sulmuesit polak, Lewandowski.
Por, tani mediumi italian i njohur Calciomercato raporton se qendërsulmuesi mund të largohet për çmimin e duhur.
Ky vendim thuhet se ka ardhur pasi klubi gjerman nuk është aspak i kënaqur me formën e fundit të polakut.
Drejtuesit e Bavarezëve besojnë gjithashtu se një zëvendësim me Antoine Griezmann do të ishte një marrëveshje e mirë për klubin.
Lewandowski do të kushtonte shumë dhe do t’i sillte para Bayernit, me të interesuarit kryesor për shërbimet e tij, Manchester United dhe Real Madrid.
United është gjithmonë në kërkim të sulmuesve të mëdhenj, ndërsa Reali mund të ketë nevojë të zëvendësojë Karim Benzeman këtë verë.
Lewandowski është 29 vjeç dhe ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Bundesliga. Ai u transferua në Bayern nga Borussia Dortmund në një transferim të lirë. /Telegrafi/