Site icon Telegrafi

Bayerni eliminohet, por barazon një rekord të Manchester Unitedit

Bayern Munich është eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ka barazuar një rekord në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

Bëhet fjalë për rekordin e arritur të Manchester Unitedit në vitin 2008.

Në fakt, skuadra gjermane triumfoi me rezultat 2:1 dhe kjo ishte fitorja e 12-të rresht në shtëpi – duke barazuar rekordin që e kishte arritur Manchester United prej vitit 2006-2008, transmeton Telegrafi.

Ky rekord vjen si ngushëllim për trajnerin Pep Guardiola, i cili deklaroi se “Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur”.

“Tani, shpresoj që Carlo Ancelotti sezonin e ardhshëm ta mbajë të njëjtin nivel. E di se ai mund ta bëjë”, tha ndër të tjerash spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version