Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Werder Bremenit për t’u nxehur kështu para duelit me Juventusin.
Bayerni bëri proces të shkurtër me mysafirët nga Veriu i Gjermanisë.
Thiago Alcantara hapi serinë në minutën e 9, para se Thomas Muller të dyfishojë në minutën e 31-të për 2-0.
Në pjesën e dytë Thomas Muller realizoi një tjetër gol tani për 3-0 (65′).
Bayerni i la edhe për fund dy gola, ku Leëandoëski shënoi sa për të hyrë në formë (86′) për 4-0.
Rezultatin definitiv për 5-0 e vuri Thiago Alcantara (90′).
Me këtë fitore Bayerni ka 66 pikë, tetë pikë më shumë se Dortmundi në vendin e dytë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/