Bayern Munich është skuadra më e suksesshme gjermane dhe nuk dëshiron të ndalet me titujt e fituar deri më tani.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë çdo vit kërkojnë lojtarë të rinj e të talentuar për të ndërtuar një skuadër të fortë për të ardhmen.
E për edicionin e ardhshëm, rekordmenët e Gjermanisë kanë synim transferimin e anësorit të Leverkusenit, Julian Brandt.
20-vjeçari është në një formë të mrekullueshme dhe i ka rritur çmimin vetës duke u ftuar edhe në Kombëtaren gjerman.
Gjithsesi sipas medieve gjermane, Bayerni është duke bërë gati një ofertë për transferimin e tij në janar.
Besohet se lideri aktual i Bundesligës,do të tentoi transferimin e Brandtit në ‘Allianz Arena’, për një shumë rreth 32 milionë euro. /Telegrafi/