Kampioni në fuqi i Bundesligas, Bayern Munich e ka nisur mbarë edicionin e ri pasi ka mposhtur në Allianz Arena, skuadrën Hoffenheim me rezultat 3-1.
Bayerni e nisi më mirë ndeshjen duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarët.
Jerome Boateng rrezikoi i pari me kokë në minutën e 12-të por pa arritur cakun.
E në minutën e 23-të ndeshja u zhbllokua kur shënoi Thomas Muller me kokë pas harkimit nga këndi të Joshua Kimmich.
Joelinton pati mundësi të mirë të barazonte rezultatin në pjesën e parë por humbi një rast tejet të mirë shënimi.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të Bayernit 1-0.
Kämpfen und siegen! 💪 🔴⚪#FCBTSG #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/tkbBKtvZl0
— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2018
Lewandowski shënoi gol në minutën e 56-të, por që iu anulua për pozitë jashtë loje.
Në aksionin vijues, Hoffenheim arriti të barazonte rezultatin në 1-1, kur pas një goditje të fuqishme brenda zonës, Szalai shënoi në portën e Manuel Neuer.
Mesfushori francez, Franck Ribery fitoi një penallti në minutën e 77-të, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi polak Robert Lewandowski për 2-1.
Thomas Muller shënoi edhe një gol, por përsëri u anulua nga VAR pasi sulmuesi gjerman kishte luajtur me dorë në zonë.
Die letzten Minuten laufen. ⌚#FCBTSG pic.twitter.com/dax9dy1GX6
— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2018
Golin e tretë bavarezët e gjetën në minutën e 91-të, kur Arjen Robben shënoi pas një asistimi fantastik nga Thomas Muller 3-1.
Kësisoj kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich e nisë me fitore stinorin e ri në Bundesliga.
Në ndeshjen e ardhshme Bayerni do të luaj në udhëtim tek Stuttgart, ndërsa Hoffenheim do të jetë nikoqir i Freiburgut. /Telegrafi/