Telegrafi

Bayerni e kërkon me ngulm fitoren ndaj Stuttgartit – formacionet zyrtare

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Stuttgartit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:30 në stadiumin Allianz Arena.

Për këtë sfidë, Hansi Flick do të jetë pa Douglas Costan, Timothy Kouassin, Corentin Tolisson, Hoffmann dhe Tillman, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Stuttgarit nuk mund të llogarisë në Al Ghaddioui, Egloff, Mangala dhe Mola, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Sule, Pavard, Gnabry, Lewandowski, Sane, Boateng, Goretzka, Davies, Muller, Alaba.

Formacioni startues i Stuttgartit: Kobel, Anton, Endo, Kempf, Mavrapanos, Coulibaly, Castro, Kalajdzic, Wamangituka, Sosa, Ahmada. /Telegrafi/