Telegrafi

Bayerni e ka gati kontratën e re për Muller

Thomas Muller (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu do t’i ofroje kontratë të re Thomas Mullerit pas kalimit të pandemisë së coronavirusit – bën të ditur TZ.

Kontrata aktuale e sulmuesit gjerman skadon në vitin e arshshëm, ndërsa kamponi i Bundesligas planifikon t’ia zgjatë qëndrimin deri në vitin 2023.

30-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 16 asistime në 25 paraqitje në kampionatin gjerman këtë sezon.

Thomas Muller (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Bayerni është klubi i vetëm profesional në të cilin ka luajtur Muller gjatë gjithë karrierës.

Lexo po ashtu Thomas Muller nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bayerni

Si fëmijë, fillimisht ishte pjesë e TSV Pahl, ndërsa në moshën 10-vjeçare iu bashkua bavarezëve, ku vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/