Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në Bundesliga, pasi Hertha Berlin i mori një pikë në Allianz Arena.
Ishi bavarezët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, pas asistimit që pranoi nga Sergej Gnabry në minutën e 24-të.
Por, Hertha u tregua mjaftë e vëmendshme në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola të shpejtë.
https://twitter.com/donsports1/status/1162451351416258563
Vedad Ibsevic (36’) i barazoi shifrat në 1-1 nga asistimi që pranoi prej Lukebakio, ndërsa dy minuta më vonë Ibsevic asistoi në golin e dytë për ta përmbysur kështu rezultati.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1, derisa në të dytën, Lewandowski arriti që ta barazonet rezultatin në 2-2 nga pika e bardh gjatë minutës së 60-të.
Duket se bavarezët do të kenë një fushatë të vështirë për mbrojtjen e titullit, sidomos me Borussia Dortmundin që ka bërë disa transferime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eoDBUwsPVyk
https://www.youtube.com/watch?v=Z9zKwxMtbfU