Derisa Bundesliga është e suspenduar për shkak të coronavirusit, Bayern Munich ka filluar t’i rinovojë kontratat e disa lojtarëve.
Në mesin e atyre që pritet të përfitojnë kontratë të re, është edhe Kingsley Coman që o kalon nëpër një formë të mirë në këtë edicion.
Sipas FootMercato, Bavarezët kanë filluar bisedimet me 23-vjeçarin për marrëveshjen e re, e që gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.
Coman deri më tani në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.
Bayerni është afër transferimit të Leroy Sanes nga Manchester City, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në të ardhmen e francezit.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2023, derisa pritet të vazhdojë edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/