Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore si mysafir i AEK në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve (2-0).
Gjermanët nuk bën pothuajse asgjë në pjesën e parë, duke rrezikuar shumë pak.
Rast të mirë kishte Ponce i AEK në minutën e 20-të, por që gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Bayern rrezikoi me Serge Gnabry në minutën e 39-të që ishte rasti i vetëm.
Pjes e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë bavarezët filluan më mirë dhe ishin më kërkues, por duke lënë hapësira, ku grekët rrezikuan dy herë.
Anastasios Bakasetas dhe Viktor Klonaridis tentuan , por pa sukses.
Goli i parë erdhi në minutën e 60-të. Javi Martinez përfitoi nga një tollovi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
Nmuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rafinha e gjeti të vetëm Robert Lewandowskin që shënoi për 2-0 në minutën e 62-të.
Bayeri e ruajti rezultatin deri në fund për të arritur fitoren e dytë në grup dhe me shtatë pikë është lider. /Telegrafi/
[TIJERA EN LA CHAMPIONS] ✂️
Javi Martínez 🇪🇸 metió una volea hermosa para el 1-0 del Bayern🇩🇪 al AEK🇬🇷https://t.co/gy1tXB2Ss0
— Ovación24 (@ovacion24) October 23, 2018
https://twitter.com/yatutarasa/status/1054802168874782720