Me rezultat 3-0, Bayern Munichu ka fituar si mysafir i Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e javës së 17 në Bundesliga.
Vendasit i patën dy raste të mira në fillim të ndeshjes, me anë të Danny da Costa dhe Luka Jovic Ndërsa më pas, të rrezikshëm u treguan bavarezët përmes David Alaba dhe Thomas Muller.
Frankfurt 0-1 Bayern Munich HT
Niko Kovac’s side hold a narrow lead against his former club and are on course to move second in the Bundesliga table courtesy of Franck Ribery’s goal.
Full stats and ratings at the break – https://t.co/MSDd1D3VDG pic.twitter.com/LlDrHxKbrB
— WhoScored.com (@WhoScored) December 22, 2018
Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të, kur pas një topi të Robert Lewandowskit në zonë, Franck Ribery e dërgoi në rrjetë.
Në fund të pjesës së parë, Thomas Muller e pati edhe një mundësi që nuk e shfrytëzoi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të mysafirëve.
Franck Ribery realizoi edhe një herë në pjesën e dytë (79′), falë një asistimi preciz nga Joshua Kimmich.
Man on FIRE! 🔥 @FranckRibery gets his second to hopefully kill this game off 🙌#SGEFCB 0-[2] pic.twitter.com/4tTsXjxtOh
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 22, 2018
Rafinha shënoi golin e tretë të vizitorëve (89′) për ta vulosur fitoren, pasi u asistua nga Thomas Muller.
Në minutat shtesë, në lojë u inkuadrua edhe talenti shqiptar me origjinë nga Kosova, Meritan Shabani, për ta shijuar këtë fitore.
Me këtë triumf, Bayern Munichu është ngritur në kuotën e 36 pikëve, gjashtë më pak se lideri Borussia Dortmund. Eintracht Frankfurti është i pesti në tabelë dhe përpiqet të sigurojë një vend në top-katërshe. /Telegrafi/