Bayern Munich e ka mbyllur me fitore sezonin 2020/21 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Kampioni i ri i Gjermanisë ka triumfuar në ndeshjen e fundit në shtëpia 5-2 ndaj Augsburgut.
Vetëm pas nëntë minutave lojë, Bayerni kaloi në epërsi, kur qendërmbrojtësi mysafir Gouweleeuw realizoi autogol për 1-0.
Në minutën e 23-të, bavarezët e shënuan edhe golin e dytë në këtë takim, pasi realizoi Serge Gnabry pas një aksioni të bukur.
Mysafirët kishin mundësi të ngushtonin epërsinë në 2-1, por Daniel Caliguri dështoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.
Bavarezët nuk u ndalën dhe në minutën e 33-të, Joshua Kimmich realizoi për 3-0, derisa Kingsley Coman dy minuta para fundit shënoi për 4-0.
Me epërsinë prej katër golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë kampionët e ri të Gjermanisë ulën tempon e lojës pasi rezultatin e kishin në favor të tyrin.
Krejt çfarë bën mysafirët ishin dy golat e realizuar nëpërmjet Andre Hahn dhe Florian Niederlechner.
Ndërkohë krejt në fund të ndeshjes, Robert Lewandowski realizoi për rezultatin përfundimtar 5-2.
Bayerni festoi titullin e 31-të në Bundesliga.
Rekordmenët gjermanë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman e përfunduan me 78 pikë të grumbulluara, 13 më shumë se ndjekësit më të afërt që ishin RB Leipzig. /Telegrafi/