Telegrafi

Bayerni arrin të kalojë në gjysmëfinale me shumë vështirësi ndaj Heidenheim

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Heidenheim doli të jetë mjaftë internate, ku nuk munguan gola, gjithsej nëntë, në kuadër të DFB Pokal.

Ndeshja nisi mirë për Bayernin me golin e Leon Goretzkas që në minutën e 13-të.

Një karton i kuq i Niklas Sule, bëri që ndeshja të ndryshojë tërësisht.

Glatzel dhe Schnatterer shënuan për mysafirë duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Kjo bëri që trajneri Kovac të bëjë ndryshime, duke e futur në lojë, Lewandowskin dhe Comanin.

Muller, Lewandowski dhe Gnabry e dërguan rezultatin në 4-2, duke bërë që pothuajse gjithçka të dukej e mbyllur.

Por me ketë rezultat nuk ishin të kënaqur mysafirët që arritën të shënojnë dy herë dhe ta barazojnë rezultatin.

Glatzel arriti ta kompletojë het-trikun, por kjo nuk mjaftoi.

Në fund Lewa shënoi dhe një herë për 5-4, duke i dhënë fitoren Bayernit, që kaloi në gjysmëfinale të Kupës. /Telegrafi/