Me rezultat prej 3-1, Bayern Munichu ka fituar përballë Hannoverit në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të, ndërsa realizues ishte Arturo Vidal.
Niclas Fuellkrug e pati mundësinë ta barazonte rezultatin, mirëpo dështoi të shënonte nga pika e bardhë (28′).
Sidoqoftë, rezultati u barazua gjatë pjesës së parë me golin e Charlison Benschop (38′).
Kingsley Coman e riktheu epërsinë në gjysmën e dytë (67′) duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje nga një pozitë e vështirë.
Fitoren e vulosi Robert Lewandowski, i cili e shënoi nga penalltia golin e tretë (87′).
Me këtë fitore, Bayern Munichu qëndron në krye të tabelës me 32 pikë. Rivali më i afërt, RB Leipzig, është gjashtë pikë prapa.
Hannoveri është i dhjeti në tabelë me 19 pikë të arkëtuara në 14 javët e para në Bundesliga. /Telegrafi/