Bayern Munich ka fituar në udhëtim te skuadra e Darmstadtit.
Djelmoshat e Carlo Ancelottit kanë marrë një fitore të madhe, por shumë të vuajtur te skuadra Darmstadt, të cilin i mposhtën me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë për të dy skuadrat, por me bavarezët që shëtitnin më shumë topin, por pa pasur sukses të gjejnë golin dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim pa gola.
Në pjesën e dytë, kampionët e Gjermanisë u panë më serioz në sulmet e tyre, ku dëshiron gjithsesi të gjenin golin e epërsisë.
Ky gol erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes dhe u shënuan nga braziliani Douglas Costa, i cili shënoi një supergol nga një distancë rreth 30 metrave.
Në vazhdim e lojës, të dy skuadrat provonin të gjenin edhe ndonjë gol, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Bayern Munich mori një fitore të rëndësishme 1-0 në udhëtim.
Pas kësaj fitore, Bayern rikthen pozitën e parë në tabelë me 36 pikë, por aq ka edhe RB Leipzig në pozitën e dytë, skuadër kjo që do të jetë kundërshtari i javës së që e luan në shtëpi. /Telegrafi/