Site icon Telegrafi

Bayern vazhdon me fitore në Bundesliga (Video)

Bayern Munich ka shënuar edhe një fitore, pasi ka mposhtur në udhëtim Kolnin me rezultat 3-0.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar në të dy pjesët nga një gol për të siguruar fitoren e radhës në Bundesliga dhe të ngrit distancën me ndjekësit.

Goli i parë u shënua nga mbrojtësi spanjoll, Javi Martinez, i cili shënoi në minutën e 25 për 1-0 pas asistimit të Arturo Vidal.

Edhe pse Bayern pati edhe shumë raste të tjera në këtë pjesë nuk arriti të gjej gol tjetër dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe një herë me anë të mbrojtësit tjetër spanjoll, Juan Bernat, që shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.

Në vazhdim të ndeshjes, bavarezët arritën ta ruajnë mirë epërsinë, por edhe të shënojnë një gol tjetër në minutën e fundit me anë të Franck Ribery dhe në fund iu gëzuan fitores së radhës me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka 56 pikë në pozitën e parë, ndërsa Kolni renditet në vendin e shtatë me 33 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version