Site icon Telegrafi

Bayern do ta lë Boatengun të lirë

Jerome Boateng

Bayern Munich duket se ka marrë vendim për të ardhmen e Jerome Boatengut.

Bordi i klubit gjerman ka marrë vendim që të mos i vazhdojë kontratën mbrojtësit dhe ta lejoj të largohet.

Kontrata e Boatengut skadon në këtë verë dhe Bavarezët i kanë bërë me dije se nuk është në planet e tyre.

Sipas asaj që raporton Kicker, kampioni në fuqi i Bundesligës me të siguruar shërbimet e Dayot Upamecanos nga RB Leipzigu, i ka hapur derën për largim.

Bayerni me gjasë nuk do të transferojë më asnjë mbrojtës dhe do të mbetet tek pjesa tjetër që posedon.

Në anën tjetër, Boateng lidhet me një kalim në Ligën Premier ose në Serie A, aty ku janë në garë disa skuadra. /Telegrafi/

Exit mobile version