Site icon Telegrafi

Bayerni shënon dy gola për tre minuta ndaj Frankfurtit (Video)

Bayern Munich ka shënuar dy gola të shpejt në përballje ndaj Eintracht Frankfurt.

Është sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski, i cili ka zhbllokuar rezultatin.

Sulmuesi polak ka shënuar në portën e zbrazët të Frankfurit, pas asistimit milimetrik të Thomas Muller.

Ky gol i bavarezëve erdhi në minutën e 38.

Vetëm tre minuta më vonë Bayern gjeti edhe golin e dytë me anë të Douglas Costas, i cili u shërbye nga David Alaba. /Telegrafi/

Exit mobile version