Telegrafi

Bayern “peshkon” përsëri tek Tottenham, gati oferta për Eric Dier

Bayern Munchen kërkon t’i “rrëmbejë” Tottenhamit një tjetër lojtar pas Harry Kane, teksa po kërkon të përforcohet në mbrojtje.

Trajneri i Spurs, Ange Postecoglu ka formuar një dyshe solide në prapavijë me Micky van de Ven dhe Cristian Romero.

Kështu trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka identifikuar një emër të ri për të përforcuar mbrojtjen në janar, me gjigantët gjermanë që kërkojnë suksesin si në Bundesliga ashtu edhe në Europë.

Eric Dier iu dha mundësia për t’u larguar nga Londra në verë, por ai vendosi të luftonte për vendin në formacionin e skuadrës së Ligës Premier.

Tani mediumi gjerman Bild ka raportuar se largimi i tij nga Tottenham është i pashmangshëm dhe kjo mund të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

Një qendërmbrojtës është prioriteti i Tuchel në merkato me mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah në krye të listës së dëshirave. Megjithatë, bordi drejtues i Bayernit ka dyshimet e veta në lidhje me 24-vjeçarin.

Në pamundësi për të marrë Chalobah në “Allianz Arena” do të thotë se Dier po konsiderohet si një zgjedhje e dytë me klubin që i beson aftësive të anglezit.

29-vjeçari nuk ka bërë asnjë paraqitje me Tottenhamin këtë sezon. Ai është grumbulluar vetëm tri herë duke u lënë në stol ndaj Sheffield United, Arsenalit dhe Lutonit./Telegrafi/