Bayern Munich ka vazhduar me fitore pasi ka mposhtur 1-2 në udhëtim Wolfsburgun në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligas.
Fillimi i pjesës së parë i takoi vendasve, të cilët befasuan shpejt Bayernin, pasi ishte Daniel Didavi, i cili shënoi në minutën e tetë për 1-0 pas asistimit të Yunus Malli.
Pas këtij goli, Bavarezët morën kontrollin e lojës, duke filluar edhe sulmet, por pas pasur sukses të gjejnë rrjetën dhe shkuan në pushim me disavantazh.
Pjesa e dytë e takimit foli e gjitha në të mirë të Bayernit, të cilët humbën rastin të barazojnë në minutën e 55-të, pasi Arjen Robben humbi penalltinë.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe në minutën e 64-të ishte Sandro Wagner, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Robben.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra e Heynckes provoi disa herë të gjej golin e fitores, por goli i fitoren 2-1 erdhi vetëm në minutat shtesë dhe u shënua nga Robert Lewandowski.
Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 59 pikë apo 21 më shumë se vendi i dytë, ndërsa Wolfsburg zë vendin e 13-të me 24 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Hertha Berlinit, ndërsa Ujqit udhëtojnë te Mainzi. /Telegrafi/