Bayern Munich ka fituar në udhëtim te Borussia Dortmundi me rezultat të thellë 3-1 në derbin e javës në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Bavarezët kanë fituar derbin e javës në Bundesliga, duke e dominuar Dortmundin në shtëpinë e tyre.
Skuadra e Jupp Heynckesit ka fituar edhe ndeshjen e katërt radhazi në kampionat, duke filluar distancimin ndaj rivalëve në krye të tabelës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes, kur Arjen Robben shënoi një supergol për 1-0 pas asistimit të James Rodriguez.
Luhej minuta e 37-të e ndeshjes kur Robert Lewandowski shënoi një gol të bukur me thembër për 2-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.
Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me lojë të mirë duke arritur të shënoj edhe një gol me anë të David Alaba (67’), i cili shënoi për 3-0, ndërsa në minutën e 88-të ishte Marc Bartra, i cili dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 1-3.
Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon kryesimin në Bundesliga me 26 pikë të tubuara, ndërsa Dortmundi renditet në pozitën e tretë me 20 pikë.
Në ndeshje e radhës, Bavarezët e presin Augsburgun në shtëpi, ndërsa Dortmundi udhëton te Sttutgarti. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElNegroCadillo/status/926889886090752000
https://twitter.com/freedomlasso/status/926875262003933187