Bayern Munich ka barazuar në shtëpi 1-1 me Hoffenheim.
Pjesa e parë e takimit ishte më e frytshme për shikuesit pasi na dhuroi dy gola, me dy skuadrat që e shënuan nga një.
Goli i parë i takimit erdhi nga Hoffenheim, të cilët befasuan bavarezët në minutën e 16-të me anë të Kerem Demirbay që shënoi pas asistimit të Nadiem Amirit.
Për të parë golin e barazimit nga Bayern u desh të presimin minutën e 34-të, ku ishte mbrojtësi Steven Zuber, i cili shënoi në golin e tij.
Në pjesën e dytë të ndeshjes vendasit nga Bavaria shpeshtuan sulmet në portën e gardianit mysafirë, por gjitha goditjet përfundonin në duart e Bauuman apo në shtyllën e tij.
Kështu, në fund Bayern dështon t’i arkëtoj tre pikët, duke barazuar 1-1 me skuadrën e Hoffenheim./Telegrafi/
https://twitter.com/sporttv21/status/794921479548928000
https://twitter.com/football_TV1/status/794919641680408576