Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm duke u bërë zëvendësues i gjermanit Jupp Heynckes.
Mediumi prestigjioz gjerman Bild gjatë ditës raportoi se trajneri kroat do të jetë zëvendësues i Jupp Heynckes në krye të Bayernit.
Nuk ka vonuar shumë dhe kështu edhe ndodhi me Niko Kovacin që zyrtarizohet si trajneri i ri i Bavarezëve.
Është vet faqja zyrtare e klubit të madh gjerman që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me kroatin.
“Niko Kovac do të marrë përsipër detyrën si trajner i Bayern Munichut nga 1 korriku 2018”.
“Ne ramë dakord për një kontratë 3-vjeçare dje (e enjte)”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.
BREAKING: Niko Kovač will take over as #FCBayern head coach from 1st July 2018. "We agreed a 3-year contract yesterday," says sporting director @Brazzo. #MiaSanMia pic.twitter.com/lJKsCOgUiy
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 13, 2018
Ndryshe, Kovac në të kaluarën ka qenë futbollistë i Bayernit ku ka djersitur fanellën për dy vite, nga 2001 deri më 2003.
Trajneri kroat gjithashtu po bën punë të mirë me Eintracht Frankfurtin në Budesliga, ku momentalisht gjendet në pozitën e pestë dhe afër kualifikimit në Ligën e Evropës. /Telegrafi/