Bayern Munichu ka fituar 2-1 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 31-të në Bundelsiga.
Pjesa e parë ishte e barabartë në mes të dy skuadrave, që krijuan raste për gol, mirëpo nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.
Në 45 minutat e dytë, Bavarezët ishin më kërkues, me çka edhe i shënuan dy golat që u siguruan tri pikë në garën për titull, por pësuan një.
⏸️ in Bremen! Was sagt ihr zur ersten Hälfte? 👇
♦️ #SVWFCB | 0-0 | 45' ♦️ pic.twitter.com/9UZLxI6ZFN
— FC Bayern München (@FCBayern) May 6, 2023
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të, kur Jamal Musiala asistoi te Sergej Gnabry për 1-0.
Për të dytin u përkujdes Leroy Sane (73’), ndërsa Noussair Mazraoui ishte në rolin e asistuesit.
Über #Cancelo und #Mazraoui landet die Kugel bei @leroy_sane im Strafraum, der rechts im Strafraum aus spitzem Winkel flach trifft! 🎯
Ganz stark, Junge! 👏
♦️ #SVWFCB | 0-2 | 75' ♦️ pic.twitter.com/WZQvUXHsZ8
— FC Bayern München (@FCBayern) May 6, 2023
Mirëpo, kampioni në fuqi ishte nën presion në minutat e fundit të takimit, pasi Niklas Schmidt shënoi për 2-1 në minutën e 87-të, ndërsa me kaq edhe përfundoi dueli.
Bayern Munichu vazhdon të jetë lider me 65 pikë, katër më shumë se Dortmundi, ndërsa në xhiron e 32-të do të ketë punë me Schalken. /Telegrafi/