Gazeta e njohur gjermane Bild njoftoi sot (e premte) se futbollisti anglez, Eric Dier do të largohet papritur nga Bayern Munich në verë.
30-vjeçari anglez ka mbërritur në janar si huazim te Bayerni, i cili mund ta mbajë falas në skuadrën e tyre pas përfundimit të sezonit.
Por, ata nuk do të vendosin ta bëjnë këtë hap, pasi stafi i Bavarezëve është i tronditur nga shpejtësia e ngadaltë e këtij futbollisti.
Ata konstatuan se Dier nuk ka shpejtësi të mjaftueshme për të luajtur në Bundesligë dhe tani ai është kryqëzuar në Mynih, kështu që papritmas do të bëhet futbollist i lirë sepse i skadon edhe kontrata me Tottenhamin.
? Eric Dier is unlikely to stay at Bayern Munich beyond the summer with the German side concerned about his lack of pace.
(Source: @BILD) pic.twitter.com/ivUpMdGOki
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 23, 2024
Së fundmi, Dier ka dështuar në testet fizike në stërvitjen e Bayernit dhe është ‘fshirë’ përfundimisht nga skuadra.
Që nga ardhja në formë huazimi, Dier ka luajtur pesë ndeshje në Bundesligë dhe ka grumbulluar vetëm 300 minuta në fushë.
Gazeta Bild gjithashtu thekson se Bouna Sarr dhe Eric Maxim Choupo-Moting do të largohen patjetër nga klubi i Mynihut në fund të sezonit, pasi u skadojnë kontratat. /Telegrafi/