Site icon Telegrafi

Bayern Munichu triumfon në shtëpi dhe ia shkakton humbjen e parë të sezonit Freiburgut

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë Freiburgut këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjen e dominua nga ekipi i Julen Nagelsmann, por përkundër shumë rasteve, vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Leon Goretzka, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Thomas Muller.

Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni ishte skuadër më e mirë, duke rrezikuar më shumë, menaxhuar ndeshjen dhe shënuar edhe golin e sigurisë, por në fund pranuan një gol në shtesë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të me anë të Robert Lewandowskit, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Janik Haberer (90+) vulosi rezultati përfundimtar të takimit 2-1.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Freiburgu zë vendin e tretë me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në udhëtim te Augsburgu, teksa Freiburgu e pret Eintracht Frankfurtin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nM8tjxE_Kuc&ab_channel=lapantalladelGol

https://www.youtube.com/watch?v=fY0SwCu50FU&ab_channel=FanSportu

 

 

 

 

 

Exit mobile version