Bayern Munichu ka fituar 5-0 në udhëtim te Werder Bremeni në kuadër të javës së katër në Bundesliga.
Michael Olise e hapi llogarinë e golave te Bavarezët, kur shënoi në minutën e 23-të me një asistim te Harry Kane.
Në minutën e 32-të, Jamal Musiala e dyfishoi epërsinë, ndërsa Olise ishte në rolin e asistuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën u shënuan edhe tri tjera.
Harry Kane ishte në listën e golashënuesve, kur shënoi në minutën e 57-të, me Olisen që realizoi edhe asistimin e dytë.
Olise e shënoi edhe golin e dytë personal, gjersa Serge Gnabry doli në rolin e asistuesi në minutën e 60-të.
Pesë minuta më vonë, Gnaby arriti të shënonte gol, me Kane që e asistoi në mënyrë perfekte për 5-0.
Pas javës së katërt, Bayern Munichu vazhdon si lider me 12 pikë. /Telegrafi/