Site icon Telegrafi

Bayern Munichu shkatërron Hoffenheimin dhe vazhdon si lider

Bayern Munich ka triumfuar 5-0 në shtëpi përballë Hoffenhemit në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Leroy Sane që u asistua prej Thomas Muller.

Pesë minuta më vonë, Harry Kane asistoi te Raphael Guerreiro, që dyfishoi epërsinë e Bayern Munichut.

Sulmuesi anglez ia doli të futej në listën e golashënuesve, kur realizoi nga penalltia në minutën e 26-të.

Me këto tri gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan dy të tjera.

Qysh në minutën e 48-të, Mathys Tel që sapo ishte inkuadruar asistoi te Sane për rezultatin 4-0.

Fitoren e Bayernit e vulosi Serge Gnabry, kur shënoi për 5-0 në minutën e 66-të.

Pas javës së 17-të, Bayerni vazhdon si lider me 42 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të kenë punë me Wolfsburgun. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version