Telegrafi

Bayern Munichu pas Kyle Walkerit

Gjiganti gjerman, Bayern Munichu, është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit te mbrojtësit të Tottenhamit, Kyle Walker.

Mediet britanike shkruajnë se “Bavarezët” janë të interesuar për anglezin, i cili ka bërë një sezon mbresëlënës me Tottenhamin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Carlo Ancelotti dëshiron që ta forcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes për edicionin e ri dhe Walker është në listën e strategut italian.

Mediat në ishull janë të sigurta se bëhet fjalë për një interesim konkret për lojtarin.